iPad zë mbi 70 për qind të shitjeve të tabletëve në Kinë
Pekin, 8 gusht - Tregu i iPad-it i përbashkët me atë të sektorit të tabletëve në Kinë, u ngrit mbi 72.6 për qind në tremujorin e dytë të 2012-s, sipas një raporti të lëshuar të hënën nga studiuesi i tregut \"Analysys International\".
Kjo shifër shënoi një rritje prej 20.06 për qindësh krahasuar me atë të tremujorit të parë të vitit, thuhet në raport.
Pas iPad, tabletët nga Grupi Lenovo, prodhuesi i dytë më i madh në botë për kompjuterët personalë, zuri rreth 8.38 për qind të tregut.
Ndërkohë, shitjet e tabletëve të Samsung-ut u përballën me një rënie prej 7.69 për qindësh nga viti në vit, nga 3.59 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2012.
Apple Inc. hodhi në tregun kinez iPad-in e gjeneratës së re në Mars, por konsumatorët nuk ishin në gjendje ta blinin deri në tremujorin e dytë, shprehet Li Yanyan, një analist i \"Analysys International\".
Përveç kësaj, çmimi i vendosur për iPad 2 inkurajoi blerjet, u shpreh ajo.