iPad Pro mund të dalë në treg brenda 2015
New York, 7 korrik - iPad Pro, tableta e re e Apple me ekranin 12.9 polsh mund të dalë në treg në fund të këtij viti.
Lajmi i pakonfirmuar bëhet i ditur nga faqja tajvaneze Technews.tw
Sipas saj, Apple ka ngarkuar Sharp dhe Samsung për prodhimin e ekraneve të mëdhenj.
Sharp ka nisur një provë të prodhimit të ekraneve në qershor dhe duhet ti dorëzojë në shtator.
Samsung do të jetë furnizues në pjesën e dytë, në rast se do të ketë probleme.
Edhe LG sipas thashethemeve, ka tentuar të prodhojë produktin, por mund të jetë në vend të tretë.
Sipas zërave të kohëve të fundit, iPad Pro do të ketë një ekran 12.9 polsh me rezolucion 2.732 me 2.048 piksel dhe densitet 264 ppi.
iPad do të ketë sistemin operativ OS X El Captain, atë të kompjuterëve Mac, apo OS 9 i iPhone dhe iPad, duke sjellë një hibrid si tableti Surface i Microsoft.
Të tjerë zëra flasin për një ekran Force Touch, që do të jetë në gjendje të njohë presionin e ushtruar në ekran dhe tia atribuojë komandave të ndryshme, si dhe një laps Bluetooth.