iPad: New York Times lançon aplikacionin e ri
SHBA, 16 tetor - New York Times ka prezantuar një aplikacion të ri për të shfletuar të përditshmen në iPad, falas, të paktën deri në fund të vitit të ardhshëm.
Programi, i shkarkueshëm në dyqanin virtual App Store të Apple, do të zëvendësojë një aplikacion të mëparshëm që lejonte vetëm aksesin e limituar të përmbajtjes.
Versioni i ri ofron më shumë se 25 zgjedhje mes artikujve, blogjeve, breaking news, fotove dhe videove, këto të fundit të dukshme brenda një artikulli apo ekrani të plotë.