IPad-i i ri, të premten në SHBA dhe në 9 shtete të tjera

Londër, 15 mars - IPad i ri do të vijë më 16 mars në orën 8 lokale, në SHBA, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Japoni, Hong Kong, Britani, Singapor dhe Svicër, krahas Porto Rikos dhe ishujve të virgjër amerikanë.
Nga data 23 mars, siç njoftohet nga vetë kompania e Apple, lista e shteteve që do të kenë të pranishëm tabletën e re të tyre do të zgjerohet.
Shtetet të cilat do të marrin iPad-in e ri do të jenë si më tej: Itali, Austri, Belgjikë, Bullgari, Republikë Çeke, Danimarkë, Finlandë, Greqi, Hungari, Suedi, Islandë, Irlandë, Liechtenstein, Luksemburg, Meksikë, Holandë, Zelandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë.