iPad do të pushtojë tregun deri në vitin 2015
New York, 29 korrik - Sipas parashikimeve nga Informa Telecoms & Media, iPad do të vazhdojë të mbizotërojë tregun e tabletëve gjersa të zëvendësohen nga tabletët Android deri në 2015-ën.
Studimi llogarit që Apple aktualisht zotëron rreth 75% të tregut të tabletëve, që pritet të zgjerohet nga më pak se 20 milionë njësi në 2010-ën deri në më tepër se 230 milionë në 2015.
Gjer në atë kohë, aksionet e Apple-it në treg do të bien me 38%, për shkak të shumimit të tabletëve Android më të lirë dhe më të përparuar.
Gjithsesi, do të duhet edhe një vit tjetër, gjer në 2016, për tabletët Android që të kalojnë ato të Apple-it.