21 Prill 2025

iPad bie, tregu i tabletëve në rënie

Amazona, 3 maj - Tregu i tabletëve është ende në rritje, por me një ritëm shumë më të ngadaltë. Në tremujorin e parë të vitit 2014 në treg u shiten 50.4 milionë njësi të shitura në të gjithë botën, nga 48.6 milionë sa ishin shitur në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

iPad i Apple edhe një herë zuri vendin e parë në treg, edhe pse tableti i famshëm ka rënë në 32.5 për qind të tregut, ndërsa Samsung e ka ruajtur vendin e dytë me rritje në pjesëmarrjen e saj në treg, e cila ka arritur në 22.3 për qind.

Asus ka mbetur i qëndrueshëm në vendin e tretë në 5 për qind të tregut, i pasuar nga Lenovo me 4.1 për qind dhe Amazon, i cili ka rënë në 1.9 për qind.

Vlerësimet më të fundit të tregut vijnë nga IDC, e cila thotë se tregu i tabletëve u rrit vetëm 3.9 për qind nga vit në vit.

Humbjet e Apple në treg janë për shkak të suksesit të vazhdueshëm nga konkurrentët e saj të mëdhenj e të vegjël, duke bërë që lideri i tregut të shesë \"vetëm\" 16.4 milionë njësi në tremujorin e parë të vitit.

Në anën e Android, Samsung siguroi edhe një herë vendin e dytë me rreth 11.2 milionë njësi të shitura, me një rritje prej më shumë se 5 për qind.

Asus ka shitur 2.5 milionë njësi gjatë tremujorit të parë të vitit, ndërsa Lenovo ka shitur 2.1 milion njësi, dhe Amazon renditet e pesta me 1 milion njësi.

Ndërkohë që këto shifra janë të bazuara në të dhënat paraprake, ia vlen të përmendet se rritja e ngadalësuar është parë në fund të vitit 2013, dhe po vazhdon edhe në këtë vit.

Me fjalë të tjera, duket se tregu i tabletëve po fillon të bëhet më i pjekur, dhe po niset drejt rënies..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)