iPad Air 2 i pajisur me procesor A8
New York, 13 qershor - Kompania Apple në tabletin e ri iPad Air 2 do të përfshijë procesorin më të ri A8 dhe një kamerë 8-megapixel.
Agjencia e lajmeve ETNews ka pohuar e ka siguruar disa detaje të tabletit i cili thuhet se do të përmbajë specifika të ngjashme me paraardhësin e tij.
Gjithashtu është theksuar se iPad Air 2 do të ketë ekran me rezolucion 2048x1536, derisa kamera për foto vetëvetie pritet të jetë nga 1.2 megapixels deri në 1.5 megapixels.
Gjenerata e ardhshme e çipit A8, që pritet të lansohet në iPhone 6 më vonë gjatë këtij viti, mësohet se ofron më shumë jetëgjatësi të baterisë sesa në paraardhësit e tij.
Është spekuluar se kompania Cupertino është duke punuar në tabletin më të madh që dyshohet të jetë iPad Pro, i cili mund të publikohet së bashku me Air 2.