iPad 3, në treg në fillim të 2012-s
New York, 21 gusht - Mbërrin iPad 3. Sipas shkrimit në faqen e vetë Wall Street Journal, Apple ka kohë që po punon për gjeneratën e tretë të pajisjes së saj dhe shpreson fillimin e prodhimit tetorin e ardhshëm.
Lançimi në treg është parashikuar për fazat e para të 2012-s.
Gjigandi inormatik i Cupertino-s, sipas të përditshmes, ka porositur nga furnizuesit e saj në Azi disa komponentë të iPad-it të ri, si ekranet me rezolucion të lartë.