iPad 3 del në fillim të marsit
New York, 10 shkurt - Tashmë thuajse është zyrtarisht, Apple do të hedhë në treg iPad 3 në javën e parë të muajit mars.
Blogu i teknologjisë All ThingsD citon burime nga Apple të cilët konfirmojnë një lajm të tillë.
Vitin e kaluar me 2 mars, Apple hodhi në treg iPad 2.
Lidhur me të dhënat e iPad 3, blogu tjetër për teknologjinë The Verge raporton se ndryshe nga iPad 2 pajisja e re do të ketë një rezolucion dyfish.