Investimi digjital ndihmon Kosovën në rimëkëmbjen ekonomike
Prishtinë, 30 prill - Këshilli i Investitorëve Evropian (EIC) ka filluar konsultimet me aktërët kryesor, bizneset, ndërmarrës dhe të vetëpunësuar në sektorin ekonomik në vend. Duke synuar adresimin efektiv të mundësive për investim dhe ndikimin e menjëhershëm për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës pas COVID-19.
Pëmres diskutimit u propozuan mënyra praktike të zgjidhjeve potenciale në investimin tekonologjik, dhe ndikimin e këtyre investimeve për ekonominë e vendit pas COVID-19. EIC konsideron se e ardhmja e digjitalizimit të operimit të bzineseve, dhe Investimet e Huaja Direkte në këtë sektor do të ndihmojnë vendin të rimëkëmbet pas fazës së pandemisë.
Në fjalën e tij hyrëse, Drejtori Ekzekutiv i EIC z. Emrush Ujkani theksoi se pandemia COVID-19 është një kërcënim serioz jo vetëm për shëndetin e njerëzve, të komunitetit në përgjithësi dhe të së ardhmes ekonomike në Kosovë. Pëgjegjësia dhe reagimi ndaj pandeimsë do të ndikoj direkt në të ardhem e biznesve në vend.
Zëvëndës Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, duke shprehur mirënjohjen për një organizim të tillë theksoi rëndësinë e investimit digjital për sektorin ekonomik në Kosovë. Bizneset duhet të përdorin më shumë paisjet tekonolgjike dhe të përfshinë më shume praktika digjitale në operimin e tyre të punën e përditshme me qëllim vazhimin e fuksionimit edhe gjatë COVID-19.
Tregëtia digjitale do të hapë mundësi të reja për shitje dhe rikuperimin ekonomik duke bërë të mundur që bizneset lokale të vendosin produktet dhe shërbimet e tyre për një audiencë të madhe në Kosovë dhe rajon. Unioni Evropian është i përkushtuar të ndihmojë Kosovën të luftoi ndimin socio-ekonomik të pandemisë koronavirus.
Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milion euro për të parashikuar reagimin urgjent ndaj krizës shëndetësore, forcimin e sistemit shëndetësor dhe zbutjen e ndikimit të pandemisë në ekonomi dhe biznese.
Mbështetja e ardhshme e BE-së për sektorin e TIK-ut është parashikuar përmes trajnimeve të specializuara të ICT, mbështetjes për zbatimin e rregullimit të eIDAS për identifikimin elektronik dhe shërbimet e mirëbesimit për transaksionet elektronike, si dhe masa të tjera.
Shefi i EBRD në Kosovë, Neil Taylor përmendi ndikimin e krizës Covid-19 në shëndetësi dhe ekonomi sot në botë. Investimet kryesore të BERZH-it në Kosovë janë ndarë për pasuri të patregtueshme dhe të patundshme.
BERZH do të vazhdojë të mbështesë operacionet e vazhdimësisë së bizneseve dhe të kontribuojë në krijimin dhe strategjisë së daljes nga kriza. Me të vetmin qëllim përfundimtar, ndihmën e kompanive në Kosovë të rikuperohen sa më shumë që të jetë e mundur, të sigurojnë likuiditetin bankar dhe të zvoglojnë rrezikun e investimeve.
Ardian Shehu -President i Bordit Asseco, solli para panelistëve dhe publikut njohuri për zgjidhjet dixhitale për bizneset në Kosovë. Zgjidhjet dixhitale si shitjet në internet ose qendrat e kontaktit do t'i ndihmojnë bizneset të vazhdojnë aktivitetet gjatë Covid-19. Në të ardhmen, ne do të shohim shumë më tepër kërkesë të bizneseve për zgjidhje dixhitale, dhe edukimi për zgjidhje dixhitale është shumë i domosdoshëm për bizneset kosovare.
Znj. Sytrime Dervisholli-MEPTINS, prezantoi statistikat nga - Tregtia e Shërbimeve në Kosovë. Ajo gjithashtu konfirmoi se MEPTINS do të fillojë hartimin e ligjit për tregtinë elektronike me qëllim të lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë.
Firoret Pruthi -Porsche Kosova, theksoi që: kriza e pandemisë i ka gjetur bizneset të pa përgaditur për shitjet digjitale, ndërkaq në aspektin praktik masat e izolomit të ndërmarra nga qeveria e Kosovës krijuan konfuzion në mes të indrustive dhe bizneseve rreth veprimtarive të lejuara për operim ekonomik.
Znj. Eriola Bibolli -Menaxhere Gjenerale, Procredit Bank Kosova, theksoi që: Sitemin bankar në Kosovë faza e pandemisë e ka gjetur me likuiditet dhe prani të parave cash në një mënyrë shumë të mirë të kapitalizuar, duke krijuar kështu një bazament për ekuilibrin ekonomik.
Për më tepër, ajo shtoi se platformat e-banking në Kosovë janë të sigurta, pin code 3D garanton dinamikë të nivelit të lartë të sigurisë. Ajo konsideron se aktivitetet e tregtisë elektronike po zbatohen në mënyrë të mirë nga ProCredit Bank.
Visar Ramajli-President i Bordit – EIC, theksoi rëndësinë e palëve të interesuara në sektorin e biznesit për të minimizuar efektin e Covid-19 në ekonomi. Sektori i IT në Kosovë nuk do të zhvillohet pa investime dhe investimet duhet të vijnë nga fondet publike dhe IDH-të.
Dixhitalizimi luan një rol të rëndësishëm në konkurrencën e lirë të tregut. Institucionet e Kosovës ende po hezitojnë të zhvillojnë një strategji në tregtinë elektronike, dhe këtu Investimet e Huaja Direkte duhet të luajnë një rol të rëndësishëm.