22 Dhjetor 2024

Interneti gati të arrijë në 2 miliard përdorues

SHBA, 21 tetor - Interneti duket se po e ndien veten paksa më të ngarkuar gjatë këtyre ditëve, dhe për këtë gjë ka një arsye të mirë.

Sipas një raporti të publikuar të martën, thuhet se në fund të këtij viti interneti do të numërojë 2 miliard ueb shfrytëzues.

Numri i përdoruesve të internetit anembanë botës është dyfishuar gjatë pesë viteve të fundit, thuhet në raportin e bërë nga International Telecommuniaction Union.

Shumica e kësaj shifre të madhe të rritjes së internetit mund t’i atribuohet vendeve në zhvillim e sipër, siç është rasti me Kosovën apo Shqipërinë.

Raporti thekson se 162 milion prej 226 milion përdoruesve të rinj të internetit në vitin 2010 do të jetojnë në këto vende, ku ueb ende po rritet.

Por pavarësisht kësaj boshllëku i qasjes mes shteteve high-tech dhe atyre në zhvillim e sipër mbetet i lartë. Pothuajse 65 për qind e Evropianëve tani kanë qasje në internet, thuhet sipas raportit, dhe në anën tjetër Afrikanët kanë vetëm 10 për qind.

Raporti gjithashtu është fokusuar edhe në rritjen e kërkesës dhe ofrimit të shërbimit më të shpejtë broadband, që iu mundëson përdoruesve të kenë qasje më të lehtë apo të zhakëmbejnë skedarë më të mëdhenj, siç janë imazhet apo videot.

ITU, një agjencion i Kombeve të Bashkuara që monitoron çështjet e komunikimit teknologjik, ka thënë se lidhjet e shpejta të internetit, që po rriten vazhdimisht për të shikuar webin në një aspekt më efektiv të përmbajtjes, janë kyçe për vazhdimin e rritjes. Sipas raportit deri më tani vetëm 8 për qind e botës kanë qasje në internet të shpejtë këtë vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)