Interneti dhe rreziqet për adoleshentët
Queens, 28 prill - Kalimi i kohës në internet rrit mundësitë që adoleshentët të fillojnë përdorimin e drogës apo të kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura.
Ky është përfundimi i një kërkimi shkencor të realizuar nga shkencëtarët e Universitetit Queens, në Kanada.
Sipas tyre, të rinjtë që shumicën e kohës e kalojnë të ngjitur pas kompjuterit kanë 50% më shumë mundësi për të fituar sjellje të gabuara.
Në këto sjellje përfshihen: pirja e duhanit, alkoolit, kanabisit, përdorimi i drogave të rënda, marrëdhëniet seksuale të pambrojtura dhe mospërdorimi i rripit të sigurimit kur udhëtohet me makinë.
Televizioni ka metodat e tij të censurimit, por interneti jo. Edhe nëse prindërit vendosin programe që kontrollojnë materialet e internetit është e pamundur të ndalosh adoleshentët të shohin atë që duan sepse ata janë ekspertë përsa i përket teknologjisë së internetit. Duke parë sjellje të tilla të gabuara, ata mund ti kryejnë edhe vetë më pas, shprehet autorja e këtij studimi, Valerie Carson.