24 Dhjetor 2024

Internet Explorer rrezikon përdoruesit

New York, 16 dhjetor - Një defekt në versione të ndryshme të Internet Explorer mund të lejojë hakerët të ndjekin lëvizjet e mausit.

Kjo mund të zbulojë të dhëna të fshehta nëpërmjet tastierës virtuale, të cilat përdoren pikërisht për të shmangur vjedhjet e informacionit online, shkruan krokodili.com.

Spider.io gjeti se Internet Explorer versionet 6 deri në 10 janë të prekshme për këtë lloj shfrytëzimi. Çfarë është edhe më keq, hakerët mund të ndjekin lëvizjet tuaja edhe nëse dritarja është minimizuar.

Kjo dobësi është gjithashtu shumë e lehtë për të përfituar. Gjithçka që një haker duhet të bëjë është të blejë një reklamë në çdo faqe dhe të presë derisa një përdorues të klikojë mbi të. Nëse dritarja mbetet e hapur, hakeri ka qasje të vazhdueshme në lëvizjet tuaja të mausit.

Kjo u zbulua nga Spider.io, një kompani analiste, kur ishte duke studiuar mënyra të reja për të matur efektivitetin e reklamave në pjesë të ndryshme të uebfaqeve. Microsoft ishte paralajmëruar për këtë çështje në muajin tetor, por nuk ka asnjë plan ta rregullojë atë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)