Internet, Bing kalon Yahoo!
SHBA, 15 shtator - Bing, motori i kërkimit të Microsoft, kalon për herë të parë Yahoo!, duke u vendosur në vendin e dytë në klasifikim pas Google.
Lajmin e ka bërë të ditur instituti i specializuar për kërkime Nielsen.
Bing përfaqëson 13,9 për qind të tregut, ndërsa Yahoo! 13,1 përqind.
Google mbetet shumë lartë në krye me një kuotë prej 65 përqindësh.