24 Dhjetor 2024

Intel parashikoi uljen e çmimeve të ultrabook-ve

California, 9 janar - Kompania Intel njoftoi se deri në fund të vitit 2013 çmimi më i ulët i ultrabook-ve të rinj të brezit të katërt do të jetë 599 dollarë.

Kompania do të kërkojë nga prodhuesit e ultrabooks që këto aparate të kenë një ekran me sensorë (touch screen).

Form-factori i ultrabook-ut me sensorë mund të jetë si tradicional, ashtu edhe hibrid.

Në rastin e dytë pajisja në fjalë përbëhet nga një kompjuter tabletë dhe tastiera e lidhur me të.

ultrabook-ët, ekrani i të cilëve nuk ndahet nga tastiera, do të kushtojnë nga 599 dollarë e sipër, ndërsa "hibridët" - nga 799 dollarë deri në 899 dollarë.

Shtysën për krijimin e laptopëve me ekranet me sensorë (touch screen) e dha versioni i ri i Windows - Windows 8, i cili doli në treg në fund të tetorit të vitit 2012.

Windows 8 përfshin dy interfaces: një klasik dhe një të projektuar për funksionimin në variantin touch screen.

Si Ultrabook cilësohet laptopi super i hollë (me trashësi 18-23 mm) me programin Windows dhe procesor Intel.

ultrabook-ët bashkëkohorë zakonisht kanë ekran pa sensorë dhe kushtojnë nga 1000 dollarë e sipër.

Termi "ultrabook" u propozua në vitin 2011 nga kompania Intel, e cila gjithashtu përpilon listën e kërkesave që duhet të plotësojnë kompjuterat e këtij lloji.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)