Intel dhe Mozilla me smartfon që kushton vetëm 25 euro
New York, 29 gusht - Intel dhe Mozilla kanë bashkëpunuar për një smartfon super të lirë, i cili do të dalë në shitje në Indi për vetëm 20 funte, në përpjekje për të marr tregun në këtë vend që është duke u rritur me shpejtësi.
Ky smartfon Intex Cloud FX që përdor sistemin operativ Firefox Mozilla, do të ketë procesorin 1GHz dhe memorie e cila mundë të zgjerohet deri në 4GB. Përdoruesit gjithashtu do të kenë Wi-Fi, Bluetooth dhe portin për dy kartela.
Sistemi operativ i Firefoz, është platforma e parë e ndërtuar tërësisht në standardet e Web-it, me çdo tipar të zhvilluar në HTML5. Ky softuer do të mbështet një gamë të gjerë të gjuhëve, duke përfshirë Hindi dhe Tamil, që janë gjuhë që përdoren në Indi.
Ndërsa çmimi i tij, i ulët do të mundësojë njerëzit e vendeve në zhvillim të kalojnë nga telefonat e thjeshtë, në ata që quhen smartfonë(apo telefonat e mençur), ndërsa platforma e sistemit operativ Firefox, nuk ka gamë të gjerë të aplikacioneve në dispozicion, sikur që ka Android ose iOS- që sigurisht kufizon shtrirje e gjerë të saj.
Megjithatë presidenti i Mozilla-s, Dr Li Gong, tha në një deklaratë se smartfonët Firefox OS të kategorisë me kosto shumë të ulët, do të kenë një vrull të madh në gjithë Azinë.