Instagram sqaron pse nuk lejon fotot topless
New York, 7 tetor - Nëse përdorni Instagram-in ose ndiqni trendët më virale në internet, atëherë mund të keni dëgjuar për fushatën #freethenipple, e cila është kundër rregullit të Instagram-it për të mos lejuar postimin e fotove nudo në rrjetin social. Sajti për shpërndarjen e fotove fshin menjëherë fotot me pullë të kuqe.
Instagram më në fund ka zbuluar arsyen se përse është vendosur ky rregull. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Londër, shefi ekzekutiv i Instagram-it, Kevyn Systrom, shpjegoi se rrjeti social mund të përdoret nga mosha 12 vjeç e sipër, raporton \"Daily Mail\".
Ndërkohë aplikacionet në App Store mund të shfaqin përmbajtje me nudizëm vetëm nëse janë të kategorizuar si 17+, por Instagram nuk do që ky aplikacion të përdoret vetëm nga moshat 17 vjeç e sipër.
Shumë persona të famshëm i janë bashkuar fushatës #freethenipple, megjithatë Instagram si duket nuk e ka ndërmend të ndryshojë rregullat e saj, vetëm nëse Apple bie dakord që të ndryshojë kategorinë e aplikacionit.