20 Prill 2025

Instagram parakalon Twitter-in

New York, 24 shtator - Instagram ka parakaluar Twitter-in duke u radhitur si njëri nga rrjetet sociale më të mëdha.

Sipas raporteve të fundit, Instagrami tani numëron 400 milionë përdorues ndersa Twitter ka 316 milionë të cilët publikojnë 80 milionë foto çdo ditë.

Aplikacioni për shpërndarjen e fotove u publikua në vitin 2010, por dy vite më vonë Facebook i Zuckerberg arriti ta bëjë pjesë të familjes duke e blerë atë.

“Para 5 vitesh, kur Instagram u prezantua, shifra prej 400 milionë përdoruesish ishte shumë edhe për ta ëndërruar. Tani jemi një familje e madhe, përdoruesit tanë janë nga e gjithë bota”, thuhet në një deklaratë të Instagram.

Në mesin e anëtarëve të rinj, David Beckham është llogaria më e ndjekur në Britani të Madhe, ndërsa Caitlyn Jenner kryeson listën në SHBA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)