20 Prill 2025

Instagram kalon Twitter-in,

New York, 11 dhjetor - Instagram njoftoi ditën e djehsme se tashmë ka mbi 300 milionë përdorues aktivë në muaj, nga 200 milionë që kishte në muajin mars.

Kështu Instagram kalon edhe Twitter-in, e cila njoftoi në muajin tetor se kishte 281 milionë përdorues aktivë në tre-mujorin e tretë.

Përveç shifrave të përdoruesve, Instagram njoftoi se do të sjellë simbole të verifikueshme për personat e famshëm dhe markat, ngjashëm me simbolet ngjyrë blu që përdorin Facebook dhe Twitter. Ajo njoftoi gjithashtu se do të largojë llogaritë e \"padëshirueshme\".

Instagram ka nisur edhe të reklamojë postimet e sponsorizuara, duke u dhënë mundësi markave të ndryshme që të rrisin numrin e ndjekësve.

Facebook bleu shërbimin për shpërndarjen e fotove, Instagram, në vitin 2012\">2012 për 1 miliardë dollarë, një shifër që habiti njerëzit në atë kohë, por që tani duket shumë e vogël. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)