27 Dhjetor 2024

Instagram bëhet më i madh se Twitter

Nju Jork, 30 mars - Fotografitë e shumta me filterë, duke përfshirë edhe “selfie” të shumta i kanë ndihmuar shumë rrjetit social për fotografi – Instagram.

Një raport i ri i publikuar për tregun amerikan ka thënë se aplikacioni i famshëm mobil në pronësi të Facebook e ka kaluar rrjetin social Twitter sa i përket numrit të përdoruesve mujor aktiv nga pajisjet mobile.

Sipas eMarketer, e cila e ka publikuar raportin e ri me numrat e javës së kaluar për rritjen e Instagram thuhet se këtë vit më shumë se 40.5 milionë përdorues të Instagram do të qasen në shërbim në baza mujore.

Ndërsa në të njëjtin publikim thuhet se numri i përdoruesve mujor aktiv nga pajisjet mobile në Twitter do të arrijë në 37.8 milionë, apo 2.7 milionë më pak se Instagram.

Megjithatë, shifrat e reja të Twitter paraqesin një rritje të bazës së përdoruesve prej 7 milionë, edhe pse këta numra nuk mjaftojnë që rivali më i madh i Facebook ta tejkalojë shërbimin tjetër, i cili është gjithashtu në pronësi të rrjetit më të madh social në botë.

 

Deri në fund të vitit thuhet se 25 për qind e të gjithë përdoruesve amerikan të telefonave të mençur do të jenë në Instagram...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)