Industria e smartfonëve ka arritur shitje rekord
New York, 30 prill - Industria e smartfonëve ka arritur të tejkalojë në numër atë të telefonëve të zakonshëm.
Sipas IDC, në tremujorin e parë të vitit janë dërguar për shitje 216.2 milionë smartfonë në të gjithë botën. Ato përbënin 51.6% të të gjithë telefonëve të dërguar për shitje.
Ndërkohë, pajisjet e tjera mobile (telefonët e zakonshëm) përbënin në total 202.4 milionë njësi në tremujorin në fjalë.
Së bashku, janë dërguar për shitje 418.6 milionë pajisje.Në raportin e IDC vihet në dukje rritja e kompanive kineze si Huawei, ZTE, Coolpad dhe Lenovo, përveç liderëve aktualë botërorë.