India prodhon laptop që kushton vetëm 35 dollarë
New Delhi, 23 korrik - India konfirmon prodhimin e kompjuterit laptop më të lirë në botë, me vlerë vetëm 35 dollarë.
Lajmi bëhet i ditur nga radioja gjermane \'\'Deutsche Welle\'\' e cila saktëson se ministri Indian i zhvillimit, Kapil Sibal e paraqiti kompjuterin e ri, që do të jetë i destinuar për studentët.
Qëllimi gjatë viteve të ardhshme është që vlera e këtij kompjuteri të ulet deri në 10 dollarë. Radioja shton se janë në vijim negociatat për prodhuesit e mëdhenj të prodhimit masiv të këtij lloj kompjuteri.
Pritet që laptopi i cili funksionon me Linux t\'u vihet në dispozicion studentëve dhe institucioneve të larta arsimore nga viti 2011..