23 Dhjetor 2024

India në 2014 do ketë 300 milion përdorues interneti

New Delhi, 19 shtator - Google shpreson që përdoruesit e internetit në Indi të trefishohen deri në vitin 2014.

Raporti thekson se kjo do të bëhet e mundur me investimet në infrastrukturë për rritjen e shpejtësisë së internetit dhe uljen e çmimeve për smartphone-t.

Kreu i Google për Indi, Rajan Anandan është shprehur se kompania parashikon që India do të arrijë të paktën 300 milionë përdorues të internetit në vitin 2014, nga rreth 100 milionë që janë sot.

Me vetëm 8 % përdorues interneti të popullsisë së saj prej 1.2 miliard India është e treta me tregun më të madh të internetit pas Kinës dhe SHBA-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)