India lanson misionin e saj të parë për në Mars
Në orën 10:08, sipas kohës lokale në Kosovë, anija kozmike indiane, është nisur nga lokacioni në juglindje të Indisë në rrugëtimin e gjatë 780 milionë kilometra, me synimin që ta arrijë Marsin pas 300 ditësh.
India shpreson që përmes këtij misioni, ti japë shtysë teknologjisë së saj hapësinore.
Një anije indiane, e emërtuar Misioni Mars Orbiter, pritet të lansohet në orën 10:08 sipas kohës lokale në Kosovë.
Asaj do ti duhet të udhëtojë 780 milionë kilometra, për më shumë se 300 ditë, që ta arrijë Marsin, në shtator të vitit 2014 dhe ta studiojë atmosferën e këtij planeti.
Nëse misioni arrihet me sukses, India do të jetë vendi i katër në botë që arrin të shkelë në Mars, pas Bashkimit Sovjetik, SHBA-së dhe Evropës
India shpreson që projekti i saj 80 milionë dollarësh, ti japë shtysë teknologjisë së saj hapësinore.