22 Dhjetor 2024

India kërcënon ta hedhë në gjyq WhatsApp-in

New Delhi, 21 korrik - WhatsApp-i njoftoi se ka bërë ndryshimeve të aplikacionit për 200 milionë përdorues të tij në Indi, pas përhapjes së mesazheve virale nëpërmjet tij, që rezultoi në sulme vdekjeprurëse në masë.

Qeveria e Indisë ka kërcënuar ta hedhë në gjyq WhatsApp-in duke thënë se “nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë dhe llogaridhënies". Ministria e Teknologjisë së Informacionit njoftoi se "nëse WhatsApp-i do të mbetet spektator memec, do të trajtohet si bashkëfajtor dhe për pasojë do të përballet me veprime ligjore".

Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook-ut, njoftoi se do të kufizojë mundësitë e përdoruesve në Indi për të dërguar mesazhe, duke bërë që ato të shpërndahen vetëm tek pesë kontakte dhe jo më shumë, në të njëjtën kohë.

India është tregu më i madh për përdorimin e WhatsApp-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)