26 Dhjetor 2024

Inaugurohet sistemi informativ i menaxhimit të standardeve

Prishtinë, 28 qershor - Nga sot, të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të kërkojnë standarde vendore dhe ndërkombëtare falë Sistemit Informativ të Menaxhimit të Standardeve (SIMS), i cili ka për qëllim fuqizimin e qeverisjes ekonomike dhe promovimin e transparencës në Kosovë.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari– Lila, tha se lansimi i sotëm i këtij projekti është vazhdimësi e përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për t’i mundësuar publikut, përmes këtyre portaleve në internet, qasjen në standardet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

“Qeveria e Kosovë është duke bërë përparime të jashtëzakonshme në drejtim të përmirësimit të transparencës, parashikueshmërisë dhe qeverisjes."

"Rritja e investimeve po ashtu edhe përmirësimin i mjedisit investues e afarist, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien si në nivelin qendror dhe lokal, paraqesin bazën e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, theksoi ajo.

Ministrja potencoi faktin se shtyllë themelore e qeverisjes është sigurimi se bizneset dhe qytetarët kanë qasje në kërkesat e përcaktuara me ligje dhe rregullore dhe se ky lloj i parashikueshmërisë dhe transparencës kontribuon në një mjedis më të fuqishëm afarist dhe të favorshëm për investime.

“Standardet janë të rëndësishme për aktivitetet e jetës së përditshme, përfshirë bizneset dhe qytetarët. Bizneset përdorin standardet për të sjellë prodhimet dhe shërbimet e tyre në vijë me kërkesat sipas rregullave të vendit dhe ato ndërkombëtare, për të përmirësuar efikasitetin e brendshëm dhe për të përmirësuar cilësinë e prodhimeve dhe shërbimeve."

"Bizneset shpeshherë përdorin standardet ndërkombëtare për të përmirësuar funksionimin e brendshëm efikas të tyre dhe për të përmirësuar mallrat dhe shërbimet që t’i plasojnë në tregje të reja ndërkombëtare. Qytetarët gjithashtu duhet të kenë qasje në standarde, pasi këto standarde shpeshherë miratohen si kërkesa teknike përmes akteve normative”, tha Kusari-Lila.

Duke pasur parasysh këto, ministrja Kusari-Lila tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, me përkrahjen e USAID-it, ka zhvilluar një Sistem Informativ të Menaxhimit të Standardeve ndërkombëtarisht të harmonizuar, ku njerëzit kanë qasje në standarde ndërkombëtare në çdo kohë, dhe e gjitha është online.

“Sistemi i ri ofron një platformë në internet ku bizneset mund të bëjnë kërkime për standarde dhe të identifikojnë standardet që janë relevante për veprimtaritë e tyre, duke reduktuar barrën ndërkombëtare të tyre dhe duke përmirësuar në masë të madhe transparencën përbrenda sistemit rregullator”, tha ajo, duke shtuar se Sistemi Informativ i Menaxhimit të Standardeve ofron një platformë për publikun që të përfshihet në procesin e zhvillimit teknik të standardeve, përmes monitorimit transparent në internet dhe ftesës për komente.

“Është obligimi ynë si qeveri që së bashku me të gjitha institucionet e tjera të bëjmë të pamundurën për t’i përmirësuar vazhdimisht shërbimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve, duke ua bërë më të lehtë dhe më të lirë veprimtaritë individuale dhe biznesore”, tha ministrja Kusari-Lila.

Përveç, inaugurimi të Sistemit Informativ të Menaxhimit të Standardeve, sot u inaugurua edhe Sistemit Informativ Ligjor, i cili është përshëndetur edhe nga Kelly Degnan, zëvendësshefe e Misionit, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Degnan ka vlerësuar lartë rëndësinë e këtyre dy iniciativave, duke theksuar se ato janë dizajnuar për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi.

Edhe Terence Slywka, drejtor i projektit, Programi i USAID-it për Përmirësimin e Mjedisit Afarist, i ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për sundimin e ligjit edhe për maksimizimin e rritjes ekonomike të Kosovës, dy sistemet në fjalë.

Ai vlerësoi se këto dy sisteme janë krijuar duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare që përdoren në të gjithë Bashkimin Evropian.

Më pas, është bërë prezantimi i faqes së internetit të Gazetës Zyrtare dhe portalit, nga Naser Canolli, drejtor i Zyrës për Menaxhim dhe Administratë të Gazetës Zyrtare, prezantimi i projektligjit për aktet normative, nga Besim Kajtazi, drejtor Ligjor pranë Zyrës së Kryeministrit si dhe demonstrimi i sistemit informativ të menaxhimit të standardeve, nga Hafiz Gara, drejtor i Agjencisë Kosovare të Standardizimit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)