Inaugurohet Qendra Inovative të Ministrin e Arsimit
7gPrishtinë, 7 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe drejtori i kopmanisë Microsoft për Kosovë dhe Maqedoni, Ljupco Georgiev, do të mbajnë konferencë për media, ku do ta inaugurojnë Qendrën Inovative të MAShT dhe do ta paralajmërojnë projektin Microsoft Showcase Classroom, i cili do të realizohet në kuadër të kësaj Qendre.
Ky projekt do të sigurojë një zhvillim dhe modernizim të vazhdueshëm të mësimdhënies në Republikën e Kosovës përmes implementimit të teknologjive moderne të TIK-ut. Poashtu, do të pilotohet platforma për komunikim dhe bashkëpunim Offise 365 për Qeveri dhe Edukim.
Konferenca mbahet sot në hapësirën për konferenca në MAShT në orën 13:30.