Hungari, testohet thirrja e parë telefonike 5G me pajisje ZTE
Budapest, 17 maj - Testi i parë i thirrjes telefonike me 5G u krye në Hungari me përdorimin e pajisjeve të prodhuara nga ofruesi kinez i pajisjeve të telekomit ZTE.
Kompania prezantoi detajet e zhvillimit të saj 5G në Budapest në një konferencë në shtatorin e vitit 2017.
Thirrja 5G u bë në një sistem testimi të mbyllur dhe arriti një shpejtësi të tillë që do t'i lejonte përdoruesit të shkarkonin një film me qartësi të lartë për rreth 20 sekonda.
Shpejtësia e transmetimit do të jetë gati dy herë më e lartë menjëherë pasi rrjeti 5G të bëhet komercialisht i disponueshëm.