Humbje drastike, Google jashtë burse
Ajoha, 19 tetor - Tregëtimi i aksioneve të Google në bursa u pezullua, pasi një faqe interneti publikoi të dhënat e tremujorit të tretë të gjigantëve të internetit në faqen e tij në mënyrë të parakohshme.
Gjatë këtij tremujori, të ardhurat e Google kane regjistruar një rënie prej 20% krahasuar me të njëjtën peridhë të një viti më parë, duke rënë në 2,18 miliardë dollarë.
Një shifër e tillë është edhe më e ulët se parashikimet negative të ekspertëve.
Google fajësoi kompaninë RR Donnelly për publikimin e një të dhëne jopërfundimtare të paautorizuar, përpara mbylljes së bursave dhe afatit kur duhet te publikohej raporti i plote.
Si rrjedhojë e këtij gabimi, aksionet e kompanisë pësuan një rënie prej 9% në tregje, duke detyruar Google që të pezullonte transaksionet, me nje kosto prej qindra milione dollaresh per kompanine.
Në një komunikatë, motori i kërkimit më popular në botë informoi: Kemi kërkuar pezullimin e transaksioneve tona në Nasdaq, ndërsa përgatitemi të finalizojmë dokumentin. Pasi të finalizohet, do të publikojmë të dhënat e plota për të ardhurat tona, duke rifituar edhe transaksionet e zakonshme të aksioneve.