Huawei nxjerr smartfonin e ri në SHBA dhe Europë
Las Vegas, 5 janar - Prodhuesi kinez i smartfonëve Huawei po eksploron tregjet amerikane dhe europiane përmes nën markës Honor.
Honor 6x u prezantua në Panairin e Elektronikeve për Konsum në Las Vegas.
Aparati ka një ekran 5.5 inch, dy kamera dhe sensor me shenjë gishti.
Nicole Scott nga Mobilegeeks e quajti modelin 6x një konkurrent të fortë në treg.
\"Marka Honor është padyshim një markë e re, sidomos në BE. Ka vetëm 3 vjet që ka nisur, por ka fituar një reputacion të madh për cilësinë në raport me çmimin. Honor mori famë vitin e kaluar me nxjerrjen e modelit Honor 8 dhe ka konkurruar me iPhone.\"
Modeli 6x ndjek pasuesin 5x dhe është në treg në Amerikën e Veriut dhe Europë.