Huawei kaloi Ericsson për të ardhurat e fituara në vitin 2013
Pekin, 1 prill - Kompania kineze me qendër në Shenzhen, Huawei Technologies, kaloi për të parën herë kompaninë Ericsson për të ardhurat e fituara. Kjo arritje historike u shënua vitin e kaluar.
Gjiganti kinez i prodhimit të pajisjeve të telekomunikacionit, tha se të ardhurat për vitin 2013 arritën në 240 miliardë juan, rreth 38 miliardë dollarë, duke shënuar një rritjet me bazë vjetore prej 8 për qind.
Të ardhurat e Ericsson ishin afërsisht 35 miliardë dollarë.
Rritja e të ardhurave për Huawei, e bën atë kompaninë me zgjerimin më të shpejtë në katër vjet.
Të ardhurat neto të kompanisë u rritën me mbi 34 për qind vitin e kaluar. Ndërkohë, ekspertët e Huawei, parashikojnë një rritje prej 10 për qind të të ardhurave për këtë vit, dhe 70 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2018.