"Huawei" do të ndërtojë një bazë prodhimi në Cambridge
Cambridge, 6 maj - Gjiganti kinez i telekomunikacionit "Huawei" tha se brenda pesë viteve do të ndërtojë në Cambridge një bazë kërkim-zhvillimi për pajisjet optike.
Baza e re do të ndërtohet në Sawston, 11 kilometra larg Cambridge dhe 15 minuta larg nga selia e kompanisë më të madhe teknologjike të Britanisë, "Arm Holdings".
Baza do të ofrojë rreth 400 vende pune në këtë zonë dhe do të nisë funksionimin para vitit 2021.
"Huawei" pritet të ndërtojë edhe disa ndërtesa të larta, një qendër mjekësore dhe një stacion autobusi.
Kompania është konsultuar me banorët lokalë për kërkesat e tyre.
Zgjerimi në Cambridge është një plan 5-vjeçar, me investime prej 3 miliardë paundësh për Britaninë.
"Huawei" shprehu gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit me Universitetin "Cambridge" dhe me të diplomuarit.
Kompania "Arm Holdings" ka investuar shumë në stafin e saj në këtë zonë dhe kjo është një nga arsyet pse Cambridge është bërë një qendër silikoni e specializuar në mikroçipa.