Huawei bën gati chip-in e parë komercial 5G në botë
Pekin, 27 shkurt - Gjiganti kinez i telefonisë celulare "Huawei" ka nxjerrë chip-in e parë 5G, për të cilin kompania pretendon se është chip-i i parë komercial në botë që përmbush standardet e fundit 5G, njofton "People's Daily".
I bërë publik para Kongresit Botëror Mobil në Barcelonë, "Huawei" thotë se "Balong 5G01" është modeli i parë komercal në botë i chip-eve, i cili i përmbahet standardit të ri 3GPP për rrjetet 5G dhe mund të arrijë shpejtësinë e shkarkimeve prej 2.3 GBPS (gigabit për sekondë), shpejtësi kjo 10 herë më e madhe sesa ajo e ofruar nga rrjeti 4G.
"Huawei" planifikon të nxjerr në treg një telefon me rrjet 5G në gjysmën e dytë të vitit.