Huawei bashkëpunon me partnerët europianë për rrjetin 5G
Pekin, 15 korrik - Prodhuesi kinez i telefonëve inteligjentë Huawei dhe partnerët e tij europianë po punojnë për zhvillimin e rrjetit 5G.
Kompania është një kontribuese kryesore me 5 nga 19 projektet kërkimore si pjesë e programit 5G.
Burimet theksojnë se Huawei do të investojë 600 milionë dollarë amerikanë për këtë projekt.
Inisiativa 5G-PPP synon shtimin e hulumtimeve europiane dhe bashkëpunimin global për rrjetin 5G për realizimin e një infrastrukture komunikimi, që do të përmbushë kërkesat deri në vitin 2020.
Si shtesë e projekteve të reja, Huawei ka nënshkruar gjithashtu për një bashkëpunim mes Vodafone dhe Telekomit Gjerman për hulumtime dhe zhvillimin e teknologjisë së rrjetit 5G.