20 Prill 2025

HTC Zbulon Detajet E Modelit Proto

Taipei, 7 gusht - Me sa duket, HTC ka përgatitur edhe një telefon të ri Android për ta lansuar në treg, më saktë modelin e koduar me emrin HTC Proto, i cili besohet se do të jetë versioni i ri i HTC One V.

Sipas faqes The Verge, HTC Proto do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, ndërfaqe WVGA SLCD, që do të jetë më i madh sesa ekrani aktual i One V i cili është me 3.7 inç.

Karakteristikat tjera të HTC Proto përfshijnë edhe procesorin dual core 1GHz Qualcomm MSM8225, 512MB RAM, kamerën me 5 mega-piksel, si dhe dëgjueset Beats Audio. HTC Proto pritet të dal në shitje gjatë vjeshtës së këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)