HTC prezanton tre telefona të rinj

Taipei, 23 shkurt - HTC vjen në treg me tre telefona të rinj Desire. HTC Desire 825 vjen me ngjyrë të bardhë Stratus, i spërkatur me ngjyrë të kombinuar rozë-gri, si dhe në ngjyrë gri Graphite Remix i spërkatur me ngjyrë ari.
HTC Desire 825 vjen me ekran 5.5-inç Super LCD me rezolucion të dobët prej 720 pikselë, procesorin e vjetër 32-bit Snapdragon 400 Quad-Core me 1.4 GHz shpejtësi, 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme, si dhe portin për kartelën microSD, transmeton Koha.net. Sa i përket kamerave, ky telefon posedon kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, si dhe përmes këtyre dy kamerave mund të bëni video në rezolucion prej 1080 pikselë.
HTC Desire 630, në esencë, është telefon i njëjtë sikurse Desire 825, por pak më i vogël. Vjen me ekran 5-inç me rezolucion prej 720 pikselë dhe me bateri po ashtu të vogël prej 2200 mAh.
HTC Desire 530 është version edhe më i dobët se 630, ai vjen me ekran 5-inç me rezolucion prej 720 pikselë, procesorin Snapdragon 210, 1.5 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme, si dhe portin për kartelën microSD.
Desire 530 ka edhe kamerën e përparme të njëjtë sikurse 825 dhe 630, prej 5 megapikselë, ndërsa kamera kryesore është më e vogël prej 8 megapikselë por sa i përket videove përsëri mund të bëjë video me rezolucion prej 1080 pikselë.
Të tre këta telefona të rinj të HTC-së, Desire 825, 630 dhe 530 do të dalin për shitje muajin e ardhshëm, por ende nuk dihet se me çfarë çmimi do të ofrohen në treg.