27 Dhjetor 2024

HTC prezanton telefonin Desire 820s

Taipei, 5 nëntor - Në fillim të muajit shtator, HTC prezantoi telefonin inteligjent Desire 820 në panairin IFA 2014.

 

Ky telefon përmbante procesorin Snapdragon 615 64-bit, së bashku me ekranin 5.5 inç me rezolucion 720 pikselë, 2GB RAM, kamerë të pasme 13 megapikselë dhe kamerë ballore 8 megapikselë.

Ai është një telefon me parametra mestarë dhe me një çmim të arsyeshëm, që e bëjnë atë të duhurin për t’u blerë.

Më pas, HTC zbuloi një mini version të këtij telefoni, i cili thuhet se ka një çmim edhe më të arsyeshëm, edhe pse veçoritë janë pothuajse të njëjta me origjinalin.

Ndërsa këto ditë, HTC prezantoi një tjetër version të telefonit Desire 820 në llogarinë e saj në Weibo. I quajtur HTC Desire 820s, ky telefon vjen gjithashtu me një procesor 64-bit, por këtë radhë vjen nga kompania MediaTek dhe jo Qualcomm.

Kështu procesori tek Desire 820s ka tetë bërthama MT6752 me shpejtësi 1.7GHz. Telefoni ka gjithashtu ekran 5.5 inç me rezolucion 720 pikselë, 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme, altoparlantët BoomSound në pjesën frontale dhe lidhjen LTE.

Kamera e pasme 13 megapikselë dhe kamera frontale 8 megapikselë gjenden gjithashtu tek telefoni. HTC nuk ka zbuluar datën e saktë të daljes së këtij telefoni në treg apo çmimin e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)