HTC One, smartfoni më i mirë i vitit 2013
Taipei, 10 korrik - HTC One është vlerësuar në eventin e organizuar nga Computex si Smartfoni më i mirë i vitit 2013.
Ky event organizohet çdo vit dhe vlerëson vazhdimisht pajisjet elektronike të prodhuara në Taiwan, një vend që përfshin shumë prodhues një prej të cilëve është edhe HTC.
HTC One është vlerësuar më tepër për dizajnin e kuruar dhe ndërfaqen intuitive dhe për një periudhë kohe të konsiderueshme ka qenë produkti më i suksesshëm dhe më fitimprurës i kompanisë.
Ky smartfon që pritet të jetë i disponueshëm në fund të këtij viti, do të ketë një ekran më të vogël dhe parametra më pak cilësorë.
Me siguri HTC One Mini do të jetë rivali kryesor i Galaxy S4 Mini që është hedhur në treg që prej muajit prill.