HTC në 2012 do të kenë Android 4.0
New York, 8 nëntor - Zotëruesit e telefonave HTC do të duhet që të presin deri në fillim të vitit 2012 për sistemin e tyre operativ të pajisjes që të kaojë në Android Ice Cream Sandwich 4.0 të Google.
Në një postim në faqen e vet në Facebook, HTC shkruajti që jo vetëm telefonat do të kenë arkitekturë me çipa të mikroprocesorëve shumëbërthamorë, por edhe telefonat HTC me procesorët e shpejtë njëbërthamor, si HTC Sensation XL.
HTC Sensation, Sensation XL dhe Sensation XE ishin emëruar si smartphone-ët e parë HTC që ishin rreshtuar për për përditësimin Ice Cream Sandwich në fillim të vitit të ardhshëm, e po ashtu edhe HTC Rezound, EVO 3D, EVO Design 4G dhe Amaze 4G. Edhe HTC Vivid, i cili do të dalë në shitje gjatë kësaj jave, është gjithashtu në listë i rreshtuar për përditësim.
Android 4.0 është i nisur që të jetë sistemi operativ i Google që do të mbushë hapësirën në mes të smartphone-ëve dhe tabletëve i cili tani shërbehet nga dy versione tëndryshme të sistemit operativ.
Ice Cream Sandwich rifreskon metodat e zhvendosjes në telefonat Android duke e larguar nevojën për butonat e zhvendosjes hardurike, e po ashtu edhe mëngën e përmirësimeve dhe mashtrimeve që Armando Rodriguez i ka përshkruar më gjatë.
/pcworldalbanian/