HTC humb një vendim gjykate kundër Nokia-s

Taipei, 24 dhjetor - Kompania HTC ka humbur një vendim gjykate kundër Nokia-s.
Akuza është kryer nga Nokia për shkeljen e patentave nga HTC për pajisjet Android.
Tani e tutje Nokia ka të drejtë shitjen e të gjitha pajisjeve Android nga HTC në Gjermani.
Ndërkaq, Nokia në blogun e saj shkruan : Nokia është e kënaqur që Gjykata Rajonale në Mynih, Gjermania, ka vendosur se një numër i produkteve të HTC-s ka shkelur patentën e Nokia-s, EP 1 246 071, e cila mbulon funksionalitetin e USB-së në telefonat celularë.
Gjykimi i sotëm është një tregues shumë i rëndësishëm në kontestin tonë në vazhdim e sipër me HTC, duke bërë të mundur zbatimin e një vendimi gjyqësor kundër importin dhe shitjeve të të gjitha produkteve të HTC në Gjermani, si dhe për të marrë dëmshpërblime për shkeljet e kaluara.
Patenta tregon mënyrën se si kompjuteri zgjedh drajverat e duhur, kur lidhni USB-në me të.
Tashmë HTC-së i duhet të gjejë një zgjidhje imediate, për të shmangur patentën e Nokia-s, të arrijë një marrëveshje me të, pasi jemi në sezonin e festave në Gjermani ose do të pësojë humbje të mëdha.