01 Maj 2024

HTC-Edge sjell celularin e shekullit të ri

New York, 14 nëntor - Ekipi Pocketnow ka arritur të zbulojë disa të dhëna interesante, këtë herë rreth telefonit Smart me katër bërthama, me emrin e koduar HTC Edge, por për të duhet pritur.

HTC Edge përveç katër bërthamave të procesorit AP30 Tegra 3 CPU, ku secila prej tyre është me takt pune prej 1.5GHz, posedon edhe 1GB memorie punuese, ndërsa të tjerat pak a shumë i ngjajnë paletës së pajisjeve të HTC-së, raporton \"Zëri\".

Kamera prej 8MP, përdor optikën prej 28 milimetrave e cila mundëson kënd solid të fotografimit, aty mund të gjejmë 32GB memorie të brëndshme si dhe Bluetooth 4.0.

Përkrah HTC Edge, duket se HTC do të prezantojë edhe pajisjen e re 4.0 të bërthamës së saj Sense në Androide, si dhe një varg shërbimesh tjera të reja si HTC Listen Music Store, HTC Read Bookstore, HTC Play Gaming Hub etj.

Telefoni pritet të dalë në treg tre-mujorin e parë ose të dytë të vitit të ardhshëm

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)