HTC Desire vjen me procesor më të lirë
Tiblisi, 29 janar - Tash e një kohë të gjatë kanë filluar të qarkullojnë thashetheme sesi HTC, është duke përgatitur prodhimin e çipave më të lirë dhe largimin nga Qualcomm.
Me linjën e re por unike të Desire, duket se këto thashetheme po dalin të jenë të vërteta, pasi në zemrën e tij qëndron mikroprocesori MediaTek me tetë GB.
Pajisja e re e HTC do të duhej të kushtonte afro 240 euro, edhe pse ende nuk dihet nëse do të jetë i disponueshëm në tregun ndërkombëtarë. Fjala është për modelin që funksionon në platformën MediaTek që përdor procesor Cortex-A7.
Sa i përket karakteristikave tjera, ky telefon do të duhej të kishte monitor prej 5 inç me rezolucion 720p. Por aty është edhe kamera me 8 megapikselë dhe disa GB të memories së brendshme, derisa sistemi operativ funksionon me Android 4.3 Jelly Bean.