HP drejt largimit nga biznesi i kompjuterave
New York, 22 gusht - Hewlett-Packard (HP), prodhuesi më i madh botëror i kompjuterave personalë, po plnifikon daljen nga divizioni i PC-ve për tu konvertuar në cloud computing.
HP ka vendosur blerjen për më shumë se 10 miliardë dollarë të Autonomy Corp, shoqëria e dytë britanike e programeve me klient si Coca-Cola dhe Nestle.
Shoqëria do të donte të pakësonte varësinë e saj nga PC që kanë marzhe të ulëta fitimi.