Hartohet strategjia shtetërore për sigurinë kibernetike
Prishtinë, 22 janar - Republika e Kosovës për herë të parë bëhet me strategji shtetërore për sigurinë kibernetike 2016-2019 dhe planin e veprimit.
Ky dokument strategjik është hartuar dhe finalizuar nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Përmes këtij dokumenti strategjik, Republika e Kosovës do të sigurojë një mjedis të sigurt të hapësirës kibernetike, duke minimizuar dhe parandaluar kërcënimet kibernetike në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtare.
Institucioni bartës për zbatimin e kësaj Strategjie është Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa janë të përfshirë edhe mekanizmat tjerë institucional për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e sigurisë kibernetike.