Hapet panairi më i madh në botë i teknologjisë CeBIT 2012
Hanover, 7 mars - Panairi më i madh në botë i teknologjisë, CeBIT 2012, u çel në qytetin Hanover të Gjermanisë.
Në ceremoninë e hapjes së panairit CeBIT u realizua një videokonferencë me NASA-n.
CeBIT 2012, panairi më i madh në botë i teknologjisë së lartë, u çel nëpërmjet një ceremonie me pjesëmarrjen e Kancelares gjermane, Angela Merkel, Presidentes së Brazilit, Dilma Rusef dhe Presidentit të Bordit Ekzekutiv të Google-it, Erik Shmid.
Gjatë ceremonisë së organizuar në Qendrën e Kongreseve të Hanoverit u realizua një lidhje video me astronautin holandez, Andrei Këipërsh, i cili ndodhet në modulin shkencor \"Columbus\" në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
CeBIT 2012 do mund të vizitohet deri më 10 mars. Në këtë panair marrin pjesë mbi 4 mijë firma nga 70 vende të botës dhe numri i vizitorëve pritet të jetë mbi 339 mijë.
Tema kryesore e panairit, vendi partner i të cilit për këtë vit u zgjodh Brazili, është \"Të drejtosh besimin\".