Hapet konferenca botërore e telefonisë të lëvizëshme
Barcelonë, 28 shkurt - Në Barcelonë të Spanjës nisi të hënën Konferenca Botërore e Telefonisë së Lëvizëshme, ku marrin pjesë mbi 2 mijë kompani dhe afro 100 mijë profesionistë nga mbi 100 vende dhe rajone.
Tema e konferencës është \"Elementi tjetër dhe arritjet realizohen nga njerëzit\".
Sipas organizatorëve, Shoqatës së Sistemit të Telefonisë së Lëvizëshme Globale, në konferencën 4 ditore, do të zhvillohen 100 forume, biseda për eksplorimin e funksioneve aplikuese, për promovimin e produkteve dhe shërbimeve etj.
Në ceremoninë e hapjes u shpall projekti \"Informacioni në shërbim të shoqërisë\", nëpërmjet së cilit synohet që operatorët celularë të shfrytëzojnë informacionet e lëvizshme për të luajtur një rol pozitiv në trajtimin e epidemive, të fatkeqësive natyrore dhe krizave humanitare etj.
Disa nga programet e këtij preojekti do të nisin të zbatohen në qershor të këtij viti në Bangladesh, Brazil, Indi, Birmani dhe Tajlandë.