Hapet ekspozita botërore për teknologjinë e komunikacionit dhe të informacionit
Hanover, 13 qershor - Ekspozita më e madhe botërore për teknologjinë e komunikacionit dhe të informacionit CeBIT u hap në Hanover të Gjermanisë.
Këtë viti ajo fokusohet tek digjitalizimi i biznesit, qeverisë dhe shoqërisë.
Në këtë ekspozitë marrin pjesë rreth 3 mijë ndërmarrje e organizata nga afro 70 vende dhe rajone të botës.
Në panairin e këtij viti, Inteligjencia Artificiale ka zënë një vend të rëndësishëm.
Pjesëmarrësit si Qendra e Studimit Gjermane për Inteligjencinë Artificiale prezentuan një sistem mësimor për bashkëveprimin mes njeriut dhe makinës.
Prodhuesit e avionit gjerman "Volocopter" prezantuan një helikopter elektrik 18-rotor.
Pasagjerët vendosin destinacionin e tyre, ndërsa helikopterët bëjnë proceset e tjera. Fluturimi mund të arrijë shpejtësinë e 100 kilometrave në orë për një kohë fluturimi maksimale prej 30 minutash.
Aleksander Zosel është kryeshefi dhe një nga bashkëpunëtorët e këtij projekti.
"Helikopteri mund të fluturojë plotësisht në mënyrë të pavarur. Veçoria më e mirë është që mund të krijojmë një sistem të plotë për qindra avionë të tillë, që mund të lidhen së bashku dhe të shpërndahen në qytete."