Hakeri palestines merr 12 mijë dollarë nga donacionet online
New York, 22 gusht - Hakeri palestinez që arriti të hyjë në murin e profilit të Mark Zuckerberg në Facebook, do të marrë afërsisht 12 mijë dollarë nga një fushatë në internet.
Fushata GoFundMe, ka mbledhur 11 741 dollarë për Khalil Shreateh, i cili nuk mori shpërblim nga Facebook për shkak se theu rregullat e përdorimit të rrjetit social.
Nuk do të ndryshojmë praktikën tonë për refuzimin e pagesës për kërkues të cilët provojnë zbulimin ndaj përdoruesve të vërtetë, shprehet Joe Sullivan, shef sigurie pranë Facebook.
Shreateh në fakt pretendon se ka kontaktuar administratorët e Facebook për zbulimin, por ata e kanë injoruar thirrjen e tij. Dhe pas kësaj ai theu adresën e themeluesit të Facebook për të tërhequr vëmendje.