23 Dhjetor 2024

Hakerët vjedhin informata sekrete të ushtrisë australiane

Canberra, 12 tetor - Bëhet e ditur se informatat sekrete të avionëve luftarak dhe të luftanijeve të Forcave Detare të Australisë janë vjedhur nga ana e hakerit të quajtur “Alf”.

Sipas lajmit që transmeton shtëpia mediatike australiane “ABC”, krahas informacioneve sekrete të avionëve luftarak të tipit F-35 dhe të avionëve vëzhgues, janë vjedhur edhe 30Gb informata sekrete të luftanijeve të Forcave Detare nga ana e një hakeri i cili përdor nofkën “Alf” të marrë nga një karakter i telenovelës “Home and Away” që transmetohet në vend.

Njoftohet se informatat sekrete të vjedhura në korrik të vitit 2016 përmbajnë të dhënat për avionët luftarak të tipit F-35 në vlerë 17 miliardë dollarë, të dhënat për avionët luftarak vëzhgues të tipit Poseidon P-8 në vlerë 4 miliardë dollarë dhe të avionëve transportues ushtarak të tipit C-130.

“Edhe pse nga sulmi kibernetik kanë kaluar 1 vit ende nuk është zbuluar se nga ana e kujt janë vjedhur këto të dhëna”, deklaroi ministri i Industrisë së Mbrojtjes, Christopher Pyne.

“Nuk e di se kush e ka kryer këtë sulm. Mund të jetë njëri prej disa aktorëve. Mund të jetë dhe të mos jetë njëri që ka lidhje me ndonjë shtet. Por, mund të jetë edhe ndonjë person që punon për ndonjë kompani tjetër”, deklaroi Pyne.

Ministri thotë se informatat në fjalë nuk paraqesin ndonjë rrezik për sigurinë kombëtare dhe shtoi se janë marr masat e duhura.

Ndërkaq ende nuk dihet se si arriti hakeri që përdor nofkën “Alf” ti qaset informatave ushtarake.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)