Hakerët vjedhin 400 mijë dollar nga Banka e Amerikës
SHBA, 20 tetor - Qytetarëve në Burlington të Wash, iu kërkua që të kontrollonin llogaritë e tyre për 400 000 $ të vjedhura nga banka e qytetit.
Zyrtarët e qytetit besojnë se thyerja e sigurisë ishte si rezultat i një llogarie qeveritare e cila përdorej për pagimin e punëtorëve në qytet, i cili ndodhet 65 milje larg Seattle.
Shuma ishte vjedhur dhe transferuar gjatë këtyre dy ditëve, thotë KOMO News. Qyteti morri vesh për sulmin kur u bënë disa transferime parash të cilat dukeshin të dyshimta.
Sipas FBI-së këto lloj sulmesh iu sjellin kosto të madhe bankave amerikane
Punëtorët e qytetit të cilët do të paguheshin në mënyrë elektronike nga programi automatik, u lajmëruan se llogaria ishte sulmuar, dhe atyre iu është kërkuar që të kontaktojnë bankën në mënyrë që të marrin paratë.
Shërbimet Sekrete të SHBA-së dhe disa agjenci të tjera po kërkojnë rreth këtij gabimi të tmerrshëm.
FBI thotë se këto sulme edhe pse zakonisht ndodhin me shuma më të vogla, u kushtojnë bankave amerikane me miliona dollarë gjatë viteve.